Anglia dhe Italia e mbyllin në “paqe” sfidën miqësore në Uembli (VIDEO)

Anglia dhe Italia nuk kanë shkuar më shumë se në një barazim 1-0 në sfidën miqësore të zhvilluar në Uembli. “Tre Luanët” ishin më superior në pjesën e parë duke gjetur rrugën e rrjetës me Vardin në minutën e 26-të. Sulmuesi i Leicester mori një pasim fantastik nga Lingard dhe më pas mposhti Donarumën.

Italia u përpoq që të kundërpërgjigjet, por golin e barazimit e gjetën etëm 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Anglezët shkaktuan një faull në zonë ndaj Kiezës, teksa arbitri Deni Aitekin deshi ndihmën e VAR për të akorduar penallti. Nga pika e bardhë shkoi Insinje që barazoi rezultatin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?