Anglia e frikshme, shkatërron Iranin që në pjesën e parë (VIDEO)

Anglia e zgjidh që në 45 minutat e para duelin ndaj Iranit, për të realizuar plotë 3 gola (3-0).

Në minutën e 35-të, Jude Bellingham do të realizonte një super gol me kokë, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës.

Skuadra e Southgate nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 43-të, Saka do të realizonte dhe golin e dytë me një goditje që u ndihmua dhe nga devijim në zonë.

Në minutën e parë të shtesës, Harry Kane pas një kundërsulmi shërben një asist të saktë për Sterling, i cili e dërgon për herë të tretë në kuadrat.

SHKARKO APP