Anglia eliminon Gjermaninë, trajneri Southgate: Zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme

Gjermania i jep fund aventurës në “Euro 2020”. Anglia ka bërë mrekullinë në “Wembley”, duke marrë një fitore 2-0, në një duel që do të sillte shumë emocione.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, kishte vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij pas fitores së madhe që arritën ndaj Gjermanisë, me rezultatin e pastër 2-0. “Luajtëm shumë mirë, mendoj se e merituam fitoren, por unë u thashë menjëherë se nëse nuk fitojmë të shtunën, kjo e sotmja nuk vlen fare”, theksoi trajneri anglez.

Në lidhje me formacionin e Anglisë, Southgate u shpreh “Donim të ushtronim shumë presion dhe menduam se nëse do të vendosnim lojtarë të shpejtë pas Harry Kane, do t’i shkaktonim probleme kundërshtarit. Mendoj se Saka dhe Sterling krijuan shumë probleme që nga fillimi i ndeshjes. Gjithashtu, mbrojtëm shumë mirë dhe portieri ynë ishte fantastik. Ishte një performancë e jashtëzakonshme”.

https://kohajone.com/anglia-ben-ligjin-ne-wembley-eliminon-gjermanine/

SHKARKO APP