Anglia fitore spektakolare ndaj Spanjës, Zvicra tjetër sukses me “gjurmë” shqiptarësh (VIDEO)

Anglia mori një fitore të madhe në shifrat 3-2 në super ndeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kombeve. “Tre luanët” ishin të papërmbajtshëm në 45 minutat e para duke qenë dominues në fushën e lojës, duke shfrytëzuar më së miri përgjumjen e vendasve.  Sterling hapi serinë e golave në minutën e 16-të,pasi një asist fantastik nga Rashford. Në minutën e 30-të, ishte Kane, i cili shërbeu për Rashford, teksa talenti i United e dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 39-të, pas një sulmi spektakolar, Kane nxjerr sërish me portën e boshatisur Sterling, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Në pjesën e dytë Spanja u përpoq të reagonte duke shënuar që në startin e së dytës, me Alkacer, që gjeti golin sapo hyri në fushë. Më tej iberikët humbën disa mundësi të mira shënimi, ndërkohë që në minutën e fundit shtesë, Sergio Ramos shënoi dhe golin e dytë.

Në ndeshjet e tjera, në Ligën A, Zvicra fitoi 2-1 në transfertë ndaj Islandës. Seferovic dhe Lang ishin autorët e golave, duke shfrytëzuar pasimet finale të dhëna nga Xhaka dhe Shaqiri. Në Ligën B, Bosnja fitoi 2-0 ndaj Irlandës së Veriut me dy gola të Edin Dzekos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ligën C, Estonia barazoi 3-3 me Hungarinë, ndërkohë që Finlanda fitoi 2-0 ndaj Greqisë. Në Ligën D, Luksemburgu mundi 3-0 San Marinon dhe Bjellorusi barazoi pa gola me Moldavinë. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?