Anglia humbet 3 futbollistë para Serbisë, Tuchel bën gati zëvendësuesit

Anglia përballet me dy mungesa të rëndësishme pak para ndeshjeve të saj kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë dhe Shqipërisë. Anthony Gordon dhe Nick Pope nuk do të jenë pjesë e grumbullimit pas problemeve fizike të shfaqura në fundjavë me Newcastle United.

Sulmuesi Gordon nuk u përfshi fare në sfidën ndaj Brentford, ndërsa portieri Pope u detyrua të braktiste fushën në minutën e 77 pas një tronditjeje në tru. Trajneri Eddie Howe konfirmoi situatën, duke theksuar se rikuperimi i Pope do të zgjasë rreth 12 ditë. Gordon, nga ana tjetër, vuan një dëmtim të lehtë që gjithashtu e pengon të udhëtojë me Kombëtaren.

Listës së tyre i janë shtuar edhe Marc Guehi. Për të plotësuar boshllëqet, trajneri Thomas Tuchel ka thirrur mbrojtësin Trevoh Chalobah të Chelsea dhe portierin James Trafford të Manchester City. Federata angleze njoftoi zyrtarisht ndryshimet në listë, duke konfirmuar se dy lojtarët e Newcastle janë larguar për shkak të dëmtimit dhe tronditjes në tru.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?