Anglia kërkon të blindojë trajnerin Southgate me kontratë të re
Federata Angleze e Futbollit kërkon t’i ofrojë Gareth Southgate një kontratë të re te Anglia. Strategu aktual ka kontratë me “Tre Luanët” deri në Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në Katar, deri në fund të dhjetorit të ardhshëm.
FA kërkon që kontrata e trajnerit të rinovohet ehde për dy vite të tjera, për të pasur mundësi që të jetë sërish në krye të Anglisë dhe për Evropianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.
Lajmi konfirmohet nga Sky Sports UK. Southgate drejtoi Anglinë drejt gjysmëfinales së Kupës së Botës në vitin 20018 dhe në finalen e Euro 2020. Askush më parë nuk ka bërë më mirë se ai në vitit e fundit. Southgate ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e një klubi, por oferta e Federatës Angleze mund ta bindë që të qëndrojë. /R.Lika-Koha Jone/