Anglia kthehet në “makth”, shkatërron kuqezinjtë tanë me 5 gola (VIDEO)
Anglia është shfaqur e frikshme ndaj Kombëtares sonë në duelin e luajtur në Wembley. Skuadra e Southgate fitoi plotë 5-0, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë dhe më pas në të dytën e kthehu në sfidë administrimit, duke u treguar disi e mëshirshme.
Lënia në tribunë e Brojës, u shoqërua nga dy episode aspak të mira për kuqezinjtë tanë që humbën në minutat e para Baren dhe Kumbullën për arsye dëmtimi. Maguire zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë në minutën e 9-të, ndërkohë që Harry Kane dyfishoi po me kokë 9 minuta më pas.
Në të 28-të, ishte Henderson që realizoi golin e tretë, ndërkohë që Harry Kane dhuroi spektakël duke shënuar dy gola të tjerë, një prej tyre me roveshatë. Në fraksionin e dytë, Tre Luanët ulën ndjeshëm ritmin duke i lënë më shumë topin kuqezinjve tanë. Asgjë nuk ndryshoi me Shqipërinë që pësoi 5 gola në pjesën e parë pas plotë 40 vitesh, hera e fundit ndodhte ndaj Gjermanisë në humbjen e vitit 1981 në shifrat 8-0.
ANGLI-SHQIPËRI 5-0
1’ Starton ndeshja pas këndimit të dy himneve
5’ Aksion i rrezikshëm i Sterling që ndalet në fund nga Kumbulla, ndërkohë që me kundërsulm Uzuni del i lirë, por arbitri jep menjëherë pozicion jashtë loje
9’ GOOL Anglia kalon menjëherë në avantazh. Maguire harrohet në zonë nga mbrojtja jonë që e lë të lirë për të mposhtur Strakoshën
14’ Myrto Uzuni merr një dhuratë të artë nga mbrojtja vendase, duke u vendosur përballë portierit Pickford, por goditja e sulmuesit të Kombëtares sonë ndalet mjaft mirë nga portieri anglez.
18’ GOOL Anglia është e pamëshirshme. Pas një aksioni të bukur Henderson kroson në zonë për Kane, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar me kokë.
26’ Aksion mjaft i mirë i Cikalleshit, që me një goditje të bukur tenton portën por gjen të gatshëm poritierin Picford
27’ GOOL Anglia nuk ka ndërmend të ndalet mbrëmjen e sotme duke gjetur dhe golin e tretë me Henderson, i cili merr një top nga Kane dhe më pas e ka të thjeshtë për ta dërguar në rrjetë.
33’ GOOL. E pabesueshme. Kombëtarja jonë është totalisht e shthurur, teksa pëson dhe golin e katërt. Harry Kane me një lë lëvizje të bukur e dërgon topin në trekëndësh.
45+1’ GOOL Harry Kanë është i papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme, teksa ka arritur që të gjejë dhe golin e tretë perspnal me një goditje shumë të bukur me roveshatë.