“Anglia të ketë kujdes nga Broja”, Daily Mail i trembet super talentit

Shqipëria me 15 pikë në 8 ndeshje, ka bërë perfomancën më të mirë të kualifikueseve të Kupës së Botës. Kombëtarja kuqezi ka thirrur edhe talentin që është në pronësi të Chelsea-t Armando Broja, dhe ka treguar një formë shumë të mirë këtë sezon te Southampton. Pikërisht për të ka shkruar dhe tabloidi i njohur “Daily Mail”.

“1.90 metra, Broja është i gjatë, atletik, me një ndryshim ritmi dhe gatishmëri për të vrapuar pas mbrojtjes. Ai ka një sy për golin dhe aftësinë për të përfunduar me këmbë ose me kokë. Ronaldo është idhulli i tij”, shkruan “Daily Mail” në përshkrimin e saj për Armando Brojën.

Këtë sezon Broja ka shënuar 7 gola në 13 ndeshje në të cilat është aktivizuar për skuadra dhe kombëtaren. Edhe pse është e vështirë që ai të zbresë në fushë nga minuta e parë, mediat britanike i druhen super talentit shqiptar që është i aftë të vendosë i vetëm ndeshjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?