Anglia zbulon listën për Shqipërinë, ja yjet që lë jashtë dhe i rikthen

Anglia ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës eliminatore, kundër Kombëtares sonë dhe më pas ndaj San Marinos. Trajneri Gareth Southgate, do të ketë në dispozicion një skuadër të mbushur me yje.

Surpriza është lënia jashtë e Jadon Sanchos, i cili nuk ka mundur të përshtatet ende me Manchester United, duke u aktivizuar shumë pak. Mungesa të tjera janë Jesse Lingard, Kieran Trippper si dhe Fikay Tomori. Ka edhe disa rikthime të rëndësishme si Harry Maguire. Trent Alexander-Arnold, Kalvin Phillips, Jude Bellingham, si dhe sulmuesi Marcus Rashford.

Kombëtarja shqiptare do të përballet me atë britanike në Wembley, më datë 12 nëntor. Anglia kryeson Grupin I kualifikues të Botërorit 2022, me 20 pikë pas tetë sfidave. Në dy ndeshjet e mbetura, atyre i nevojiten vetëm tre pikë që të konfirmohen si fitues të grupit dhe të sigurojnë kualifikimin në Botërorin e Katarit.

LISTA:

Portierë – Sam Johnstone (West Bromwich Albion), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal).

Mbrojtës – Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Ben Chilwell (Chelsea), Conor Coady (Wolverhampton), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kyle Walker (Manchester City).

Mesfushorë – Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Jordan Henderson (Liverpool), Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Leeds United), Declan Rice (West Ham United), James Ward-Prowse (Southampton).

Sulmues – Tammy Abraham (AS Roma), Jack Grealish (Manchester City), Phil Foden (Manchester City), Harry Kane (Tottenham), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Raheem Sterling (Manchester City).

SHKARKO APP