Anis Mehmeti nuk ndalet, ylli shqiptar nis vitin 2026 me gol në Angli

Anis Mehmeti ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme në futbollin anglez, duke shënuar një gol të rëndësishëm në ndeshjen e parë të këtij viti me Bristol City.

Mesfushori ofensiv shqiptar vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer, duke realizuar golin e tij të 8-të në këtë sezon, gjatë përballjes me Portsmouth më 1 janar. Goli i shënuar dëshmon ambicien e tij për të ruajtur ritmin e lartë të performancës gjatë gjithë kampionatit.

Në minutën e 24-t, Mehmeti goditi nga jashtë zonës dhe gjeti rrjetën, duke dyfishuar shifrat dhe duke kontribuar në një fitore të rëndësishme për ekipin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?