Anis Mehmeti tjetër gol në Angli, sulmuesi kuqezi shënon me kokë

Anis Mehmeti nuk ka të ndalur në Angli. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar sërish për Bristol City. Në Portsmuth, miqtë kaluan në avantazh me Anis Mehmetin pas 17 minutave lojë.

Një krosim nga e majta e sulmit prej Neto Borges, bëri që sulmuesi shqiptar të ‘përshëndeste’ rrjetën pas goditjes me kokë nga brenda zonës. Gjashtë gola për Mehmetin këtë sezon, por prej 2023 Sylvinho nuk e ka ftuar në Kombëtare.

Mehmeti ka kontratë me Bristol City deri në fundin e këtij sezoni dhe pas tij janë shumë klube, por Leicester City duket se ka shfaqur interes kohët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?