Ankth në shtëpinë e Juventusit, del përgjigja zyrtare për dëmtimin e Di Marias
Dëmtimit i Angel Di Maria nuk është serioz. Sulmuesi argjentinas bëri një debutim fantastik në Seria A, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist. Gjithsesi ndeshja për të mbaroi pas 60 minutash, teksa ndjeu një shqetësim muskulor.
Ditën e sotme, El Fideo kreu vizitat mjekësore në Continassa. Klubi i Juventusit ka dalë menjëherë me një njoftim për gjendjen e tij: “Testet që iu nënshtrua Di Maria zbuluan një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit në kofshën e majtë. Pas 10 ditësh, do të rivlerësohet gjendja e tij”.
Me këtë prognoz, me siguri që argjentinasi do të humbasë ndeshjen kundër Sampdorias, ndërkohë që rrezikon dhe duelin kundër Milanit në kampionat. /R.Lika-Koha Jonë/