Ankth për Cristiano Ronaldon, ja çfarë po ndodhë 20 km nga rezidenca e tij

Madeira nuk është më një zonë e sigurt, teksa virusi ka mbërritur edhe në arkipelagun ku gjendet Cristiano Ronaldo, i cili është izoluar atje me familjen. Deri disa javë më parë qyteti, konsiderohej si nga më pak të prekurat, por duket se përhapja tashmë ka qenë me ritme të shpejta.

20 km në distancë nga rezistenca ku ndodhet portugezi, përhapja ka qenë aq e madhe saqë ka shqetësuar edhe drejtuesit e zonës së Madeiras. Autoritetet portugeze ndërhynë menjëherë në përpjekje për të frenuar përhapjen e mundshme të virusit.

Miguel Albuquerque, presidenti rajonal i Madeiras ka lëshuar komunikime zyrtare mbi situatën duke theksuar se  Covid-19 po përhapet edhe në këtë zonë. Qeveria lokale ka izoluar 18 mijë persona, duke e konsideruar emergjencën nga rreziku i lart epidemiologjik.

Sulmuesi i Juventusit mund të kthehet në Torino, pas disa ditësh, teksa mendohet që në fillim të muajit maj do të nisin edhe stërvitjet për rifillimin e kampionatit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP