Ankth te Italia, dy futbollistë axurrë pozitivë me Covid-19?

Momente ankthi te Kombëtarja e Italisë.

Sipas “Corriere dello Sport”, në testimin e fundit anti-Covid që u është bërë futbollistëve axurrë, dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë, përcjell Ora News.

Media italiane nuk i bën të ditur emrat e të infektuarve, ndërsa në vijim pritet edhe konfirmimi nga Federata Italiane e Futbollit.

Ditën e nesërme Italia luan ndeshjen e rradhës në Nations League përballë Holandës.

Pak orë më parë u raportua edhe infektimi i Cristiano Ronaldos me Koronavirus.

SHKARKO APP