Ansu Fati refuzon Juventusin, komplikohet transferimi i Pjanic

Ansu Fati nuk do të lëviz nga Barcelona. Klubi katalanas ka vendosur që të mbajë djaloshin e artë, vetëm 18 vjeç, duke mos e përfshirë në asnjë operacion shkëmbimi.

Lajmi është njoftuar nga gazeta pranë klubit blaugrana, “Sport”, pasi së fundmi ka pasur një ofertë edhe nga Juventusi, në këmbim të Pjanic. Një tjetër “jo” për bardhezinjtë, në një shkëmbim që duket se mund të ndodhë gjatë kësaj vere.

Barcelona kërkon me ngulm boshnjakun, por nuk po gjen formulën për të bindur bardhezinjtë. Ansu Fati shihet si një futbollist me shumë prespektivë ndaj dhe nuk do të largohet.

Sa i përket mesfushës së bardhezinjve, Sarri duket se do të përqendrohet më shumë te pista Jorginho, teksa mund të gjendet më thjeshtë gjuha e përbashkët me skuadrën e Chelsea-t. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP