Antonio Conte shijon fitoren e parë te Tottenhami, përmbys Leeds United (VIDEO)
Antonio Conte shijon suksesin e parë nën drejtimin e Tottenhamit. Në javën e 12-të të Premier Leagues, “Spurs”-at triumfuan 2-1 me përmbysje në “Tottenham Hotspur Stadium” përballë Leeds United. Ndeshja nisi në malore për skuadrën londineze, që e mbyll pjesën e parë në disavantazh të një golit, pas një goli të shënuar nga Daniel James.
“Spurs”-at e nisën me një tjetër ritëm fraksionin e dytë dhe në minutën e 58-të barazuan me Hojbjerg. Golin e avantazhit ndërkohë do ta shënonte Reguilon, duke ndjekur më së miri një goditje të Dier. Tottenham ngjitet në vendin e 7 me 19 pikë, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 17 me 11 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

