Apolonia rrit shanset e mbijetesës, Mërgjyshi: Falë Uzunit e Filit, talentë që po rriten çdo ditë
Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi thekson se pas fitores së fundit ndaj Teutës, jo vetëm që janë rritur shanset e mbijetesës, pro se tek kampin fierak po rriten edhe disa talentë. Autorët e golave në ecurinë e fundit të Apolonisë janë dy lojtarë të rinj në moshë, të panjohur më parë por me të ardhme të sigurtë. – “Fili dhe Uzuni janë talentet he po rriten çdo ditë,” – thekson Mërgjyshi. – “Edhe në ndeshjen e fundit ata rezultuan vendimtarë.” Fili shënoi dy golat e fitores ndaj Teutës, 2-1, në ndeshjen e javës së 26-të në Kategorinë Superiore. Apolonia me ketë fitore afrohet tre pikë larg djemve të detit, që rrezikojnë seriozisht rënien në një kategori më poshtë.
KOHA JONË SONDAZH

