Arabët bëjnë gati 1 bilion euro për transferimin e Vinicius Junior

Vinicius Junior ishte një nga emrat më të lakuar vitin e shkuar, për shkak se nuk mori çmimin e Topit të Artë duke ngjallur shumë polemika. Megjithatë, sulmuesi Brazilian arriti të merrte çmimin e lojtarit më të mira nga FIFA, një trofe ngushëllues, pas një super sezoni si protagonist që Vini Jr zhvilloi me fanellën e  “Los Blancos”.

Megjithatë forma e mirë që po kalon Vinicius duket se ka zgjuar dëshirat më të çmendura të sheikëve arab. Ditën e sotme e përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar lajmin, se në Arabi po projektohet një ofertë jashtë logjikës financiare dhe asaj ç’ka jemi mësuar të shohim në botën e futbollit.

Vlera e transferimit do të jetë rekord prej 300 milionë eurosh. Por jo vetëm kaq, ajo që “trondit” botën e futbollit është paga që do të përfitojë braziliani. Plotë 1 bilion euro e ndarë në 5 vite, 200 milionë euro në sezon, duke e bërë kështu Viniciusin lojtarin më të paguar të historisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Arabët bëjnë gati 1 bilion euro për transferimin e Vinicius Junior

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?