Araujo rinovon me Barcelonën, ka klauzolë lirimi 1 miliard euro

Ronald Araujo ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026. Lajmi është publikuar nga vetë klubi katalanas në një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, 23-vjeçari zbulon se do vazhdojë të jetë pjesë e Barçës edhe për 4 vite të tjera.

Uruguaiani u bashkua me skuadrën “blaugrana” në vitin 2020, teksa me kalimin e kohës ka arritur që të përshtatet me lojën e ekipit spanjoll. Gjatë këtij sezoni mbrojtësi ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 4 gola.

Barcelona gjithashtu bëri me dije se klauzola që i është vendosur Araujos është plot 1 miliard euro. Lojtari kishte pasur disa oferta tunduese nga klubet e Premier League, por vendosi të qëndronte me katalansit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?