Arbeloa drejt shkarkimit nga Reali, e shpëton vetëm Champions League

E ardhmja e Alvaro Arbeloa në stolin e Real Madrid është vënë seriozisht në pikëpyetje, me fatin e tij që lidhet drejtpërdrejt me ecurinë në UEFA Champions League.

Sipas mediave spanjolle dhe franceze, pozitat e trajnerit madrilen janë dobësuar ndjeshëm pas humbjes 2-1 në transfertë ndaj Mallorca-s, një rezultat që praktikisht i ka dhënë fund garës për titull në La Liga.

Situata u përkeqësua edhe më shumë pas fitores së Barcelona ndaj Atletico Madrid, që ka shuar pothuajse çdo shpresë të “Los Blancos” për të rikuperuar diferencën në renditje. Në këto kushte, Champions League mbetet i vetmi objektiv që mund të shpëtojë sezonin dhe vetë Arbeloan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Testi vendimtar për teknikun do të jetë përballja me Bayern Munich në fazën me eliminim direkt. Një kualifikim do të mbante gjallë shpresat për vazhdimësinë e tij, ndërsa një eliminim i hershëm mund të rezultojë fatal për qëndrimin në pankinën madrilene.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rruga në Europë gjithashtu pritet të jetë shumë e vështirë, pasi në fazat e mëtejshme Real Madridi mund të përballet me kundërshtarë të fortë si Paris Saint-Germain ose Liverpool.

Presidenti Florentino Pérez deri më tani kishte treguar durim ndaj trajnerit, por rezultatet e fundit kanë ndryshuar situatën dhe e ardhmja e Arbeloas tashmë varet nga paraqitjet në arenën europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?