Arbeloa: Edhe pa Mbappe nuk jemi inferior ndaj Manchester City-it

Trajneri i Real Madrid, Álvaro Arbeloa, deklaroi se skuadra madrilene nuk duhet të ndihet inferiore ndaj Manchester City, edhe pse në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League do të mungojë sulmuesi francez Kylian Mbappe.

Në konferencën për shtyp në prag të përballjes në stadiumin Santiago Bernabéu, Arbeloa theksoi se identiteti i klubit madrilen nuk ndryshon pavarësisht rrethanave.

“Ne jemi Real Madridi dhe mendoj se nuk ndihemi kurrë inferiorë ndaj askujt, pavarësisht situatës apo kundërshtarit që kemi përballë. Nesër përballemi me një rival që e njohim shumë mirë, klubin, trajnerin dhe lojtarët e tij,  por do ta sfidojmë me shumë besim”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç Mbappé, i cili vuan nga një ndrydhje në gju dhe nuk do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, lista e të dëmtuarve te Real Madridi është e gjatë. Jashtë skuadrës janë gjithashtu Jude Bellingham, Rodrygo, Éder Militão, David Alaba, Dani Ceballos dhe Carreras.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mungesë të tyre, përgjegjësinë kryesore në repartin ofensiv pritet ta marrë Vinícius Júnior.

“Ai po merr shumë përgjegjësi mbi vete. Nëse duam të eliminojmë Cityn, kemi nevojë për versionin më të mirë të tij”, theksoi Arbeloa.

Trajneri madrilen paralajmëroi gjithashtu se kundërshtari mund të paraqitet me ndryshime taktike.

“Guardiola është një trajner që në këto ndeshje gjithmonë ka diçka ndryshe të përgatitur”, tha ai.

Sa i përket gjendjes së Mbappé, Arbeloa shfaqi optimizëm të kujdesshëm. Sipas tij, sulmuesi francez po përmirësohet çdo ditë, por rikthimi i tij për ndeshjen e kthimit më 17 mars në Etihad Stadium mbetet ende i pasigurt.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?