Arbër Hoxha në super formë, shënon dopietë me Dinamo Zagrebin (VIDEO)

Arbër Hoxha ka qenë protagonist absolut në fitoren e Dinamo Zagrebit, duke shënuar dy gola ndaj Varazdinit në sfidën e vlefshme për kampionatin kroat. Sulmuesi i Kombëtares vazhdon formën e shkëlqyer, duke e çuar në pesë numrin e golave këtë sezon, së bashku me dy asiste në 12 paraqitje.

Para ndeshjes, 27-vjeçari u vlerësua edhe me çmimin “Lojtari i Muajit Tetor”, një tjetër dëshmi e impaktit të tij te kampionët kroatë.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha vjen pas dy paraqitjeve të plota me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit, përballë Andorrës dhe Anglisë, duke transferuar formën e mirë edhe në nivel klubi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?