Arbër Hoxha në super formë, shënon tjetër gol në Kroaci (VIDEO)
Arbër Hoxha po konfirmon momentin e tij të artë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në fitoren e Dinamos së Zagrebit ndaj Slaven Belupos në kampionatin kroat.
26-vjeçari realizoi golin e parë pas një kombinimi perfekt me Ljubicic, duke kaluar me lehtësi mbrojtjen dhe mposhtur portierin kundërshtar. Por paraqitja e tij nuk u ndal me kaq: Hoxha dhuroi edhe asistin për golin e dytë të ekipit, duke vulosur një performancë të shkëlqyer.
Ky është një sinjal i fortë për trajnerin Sylvinho, i cili pritet ta ftojë në pragë të sfidës ndaj Serbisë.
KOHA JONË SONDAZH

