Arbër Hoxha sërish protagonist te Dinamo Zagreb, dhuron asist

Dinamo Zagreb ka regjistruar një fitore të thellë në transfertën ndaj Salven Belupo, duke triumfuar 5-2, me Arbër Hoxhën që doli si protagonist i ndeshjes.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi diferencën me një asist spektakolar në golin e pestë të skuadrës së tij. Një krosim perfekt nga e majta që Bejlo shfrytëzoi për të dërguar topin në rrjetë dhe për të vulosur fitoren e madhe.

Ky ishte asist i katërt sezonal për Hoxhën, i cili ka shënuar gjithashtu edhe 6 gola të tjerë, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në formacionin e Dinamos dhe formën e shkëlqyer këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?