Arbitrat dhe asistentët e Superiores, trajnime për certifikimin si VAR dhe AVAR

Arbitrat dhe asistentët e Abissnet Superiore po zhvillojnë disa trajnime për të marrë çertifikimin si VAR dhe AVAR. Plot 11 arbitra dhe 25 asistentë janë përfshirë tashmë në këtë proces në mënyrë që të jenë të gatshëm të japin kontributin e tyre në pjesën e dytë të sezonit.

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19 po zhvillohen nën kujdesin e VAR-it, që shërben gjithashtu edhe si trajnim për arbitrat, që i konsiderojnë mjaft të vlefshme, për t’u zhvilluar edhe më tej rreth kësaj risie që ka sjellë më pak gabime në fushën e lojës.

Emanuela Rusta, arbitrja femër shqiptare, e cila prej vitesh është e pajisur edhe me stemën e FIFA-s vlerëson këto trajnime, pasi zhvillojnë më tepër njohuritë rreth këtij sistemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pa diskutim që janë shumë të vlefshme, pasi është e vështirë të marrësh vendime në fushë dhe pa VAR është disi më e komplikuar situata. Por këto trajnime dhe seminare të sistemit VAR janë shumë të vlefshme për ne, se ku duhet të ndërhyjmë kur jemi VAR dhe çfarë informacioni duhet t’i japim arbitrave që janë në fushë. Është një bashkëpunim mes arbitrave që janë në fushë dhe arbitrave që caktohen në sistemin VAR”, shpjegon Rusta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rusta shpjegon me fjalë të thjeshta se kur duhet të ndërhyjë VAR-i teksa e konsideron si një ndihmesë të madhe përgjatë këtyre 16 javëve të kampionatit “Abissnet Superiore”.

“Është pak e vështirë, duke qenë se më parë jemi mësuar me futbollin klishe, pa VAR. Ka pak vështirësi, nuk mund të themi që e kemi mësuar VAR-in perfekt, sepse ne nuk mund të ndërhyjmë në gjërat që nuk janë faktike, që do të thotë, nëse ne kemi VAR, çdo njeri pret që çdo gabim i arbitrit të korrigjohet, por VAR-i nuk mund të ndërhyjë në gjërat që janë të diskutueshme, që kanë interpretim, por ndërhyn në gjërat që janë bardhezi, dhe është një gabim i dukshëm, për të mbrojtur arbitrin nga gabimet që mund të bëhen padashje.

E pyetur mbi vendimet e marra nga sistemi VAR deri më tani, Emanuela Rusta i konsideron të drejta. “Mendoj që vendimet që janë marrë nga sistemi VAR dhe nga arbitrat në fushë kanë qenë pa diskutim të drejta” – përfundon gjyqtarja shqiptare.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?