Arbitrat shqiptarë në Conference League, Xhaja drejton sfidën Austria Wien-Baník Ostrava
Futbolli shqiptar do të jetë sërish i pranishëm në arenën europiane këtë të enjte, me një ekip arbitror plotësisht shqiptar që do të vendosë drejtësi në takimin Austria Wien-Baník Ostrava, të vlefshëm për turin e tretë të UEFA Conference League.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë Juxhina Xhaja, ndërsa në vijat anësore do ta ndihmojnë Arber Zalla dhe Emigers Gançi. Emanuela Rusta është caktuar si arbitre e katërt. Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, me Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it.
Përballja zhvillohet në “Franz-Horr-Stadion” të Vienës, duke nisur nga ora 21:00. Rezultati i ngushtë i ndeshjes së parë, ku Baník Ostrava fitoi 4-3, e bën këtë sfidë vendimtare për kualifikimin në fazën play-off të kompeticionit.
KOHA JONË SONDAZH

