Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy ndeshje në kompeticionet europiane
Të enjten do të luhen ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League. Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime shumë të rëndësishme.
Në UEFA Europa League, ndeshjen Lyon-Go Ahead Eagles do ta drejtojë Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.
Në rolin e VAR është skocezi Andreë Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert.
Takimi Lyon-Go Ahead Eagles do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.
Në UEFA Conference League, ndeshjen Breiðablik – Shamrock Rovers do ta drejtojë Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.
Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj. Ndeshja Breiðablik-Shamrock Rovers do të luhet të enjten në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45.
KOHA JONË SONDAZH

