Arbitri rumun flet për herë të parë për skandalin e racizmit

Sebastian Coltescu, arbitri i katërt i cili shkaktoi skandalin që solli shtyrjen e ndeshjes mes PSG dhe Instanbul Basaksehur në Paris, ka dhënë për herë të parë versionin e tij  për incidentin.

Shpjegimi nga Coltescu ishte se ai nuk e kishte përdorur termin ‘i zi’ në një mënyrë ofenduese, përkundrazi në kuptimin e “djaloshit të zi”, duke thënë se termi “i zi” në rumanisht nuk është në vetvete ofendues. Këto shpjegime nuk i bindën lojtarët , të cilët dolën nga fusha, duke bërë që të pezullohej ndeshja.

Gjatë një telefonate me të afërmit për të shpjeguar versionin e tij të ngjarjeve ai u shpreh: “Thjesht po përpiqem të jem i mirë. Këto ditë nuk do të lexoj ndonjë faqet e shtypit. Kushdo që më njeh e di që nuk jam racist! Të paktën kështu shpresoj”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP