Arbitri turk Cakir makth për ekipet italiane, më parë e kanë pësuar Juvja dhe Roma

Cuney Cakir është kthyer në makth për skuadrat italiane në Evropë. Gjyqtari turk u bë protagonist në sfidën e mbrëmjes së djeshme të Milanit kundër Atletico Madrid, duke akorduar një penallti shumë të dyshimtë në kohën shtesë të ndeshjes. Nuk është hera e parë që vendimet e tij janë shumë të diskutueshme për ekipet italiane. Ai gjithashtu ndëshkoi me karton të kuq Kessie, ndërkohë që më parë kujtime të hidhura kanë dhe Juventus e Roma.

Cakir e VAR disastrosi con il Milan: mano di Lemar prima di Kalulu, il  rigore è un abbaglio

Në vitin 2015, Cakir u bë protagonist duke mos akorduar një penallti në favor të Juventusit pas një ndërhyrje të Dani Alves ndaj Pogba. Një sërë vendimesh të tjera u vunë re në atë ndeshje. Roma gjithashtu e pësoi prej arbitrit turk, duke u mundur 1-3 në Portugali ndaj Portos, teksa gjyqtari nuk u dha një penallti pas një faulli ndaj Schick. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP