Arda Turan vihet në siklet nga gazetarja ukrainase, komentuesit: Ka frikë nga gruaja … (VIDEO)

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Arda Turan, ka përfunduar në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për fitoren e rëndësishme 4-2 ndaj Beşiktaşit në “Europa League”, por për mënyrën e sjelljes gjatë intervistës pas ndeshjes me gazetaren ukrainase Daria Bondar Savina.

Pamjet e intervistës, ku Turan shmang vazhdimisht kontaktin me sy me gazetaren 24-vjeçare, janë bërë virale dhe kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare.

Nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë – një javë më parë, pas një interviste për kanalin zyrtar të klubit, Turan kishte shfaqur të njëjtën sjellje ndaj të njëjtës gazetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sytë poshtë, martesa lart”, “Ka frikë nga gruaja, nuk shikon askënd tjetër në sy”, janë vetëm disa nga komentet ironike që kanë pushtuar rrjetin, me shumë përdorues që e lidhin sjelljen e tij me marrëdhënien e tij me bashkëshorten Aslıhan Doğan Turan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në video të ndryshme që po qarkullojnë online, shihet qartë që Turan e mban shikimin drejt tokës ose anash gjatë gjithë intervistës, duke shmangur çdo kontakt vizual me gazetaren., një gjest që për disa është shenjë respekti, për të tjerë një situatë e sikletshme që kalon kufijtë e profesionalizmit. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?