Argjentina do të ndryshojë gjysmën e formacionit ndaj Meksikës

Argjentina pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion për ndeshjen ndaj Meksikës. Humbja ndaj Arabisë Saudite ka bërë që tashmë fitorja të jetë si detyrim në këtë duel.

Trajneri Scaloni do të lërë në stol Cristian Romeron, ndërkohë që vendin e tij pritet ta zërë Lisandro Martinez. Në krahët e mbrojtjes, Acuna dhe Montiel pritet të zënë vendin e Tagliaficos dhe Molina-s.

Në mesfushë Papu Gomez dhe Leaondro Paredes rrezikojnë vendin në formacion, ndërkohë që në vendin e tyre pritet të luajnë Enzo Fernandez dhe Alexis Mac Allister. Në sulm, Di Maria dhe Messi pritet të mbështesin Lautaro Martinez. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?