Argjentina me rekorde për pozicion jashtë loje, mund të jetë vendimtare ndaj Polonisë

Argjentina është e detyruar të fitojë sonte në mbrëmje ndaj Polonisë, nëse dëshiron të kalojë për në fazën tjetër. Kombëtarja Albiceleste është e mbushur me yje në sulm, por nuk është se kanë shkëlqyer shumë këtë edicion. 12 pozicione jashtë loje në dy ndeshje, 10 të tilla në ndeshjen kundër Arabisë me tre gola të anuluar.

Mesatarja në kualifikimet për Kupën e Botës ishte 1.4, në Katar është 6. Diçka nuk shkon dhe Lautaro Martinez e dëshmon këtë: në dy ndeshje, katër pozicione jashtë loje, mesatarisht 2 për ndeshje dhe padyshim më e lartë se 0.6 e Serie A.

Nga ana tjetër, Polonia nuk ka shënuar asnjë pozicion jashtë loje, pavarësisht se në fushë ka dy sulmues të nivelit të lartë si Leëandoëski dhe Milik, dhe ndaj Meksikës luajti me një mbrojtje shumë të lartë, duke dërguar tre herë kundërshtarët jashtë loje.

Mbrojtësit argjentinas duhet të kenë kujdes, sepse sulmuesit polakë pozicionohen mirë.

SHKARKO APP