Argjentina merr fitoren e parë në Kupën e Amerikës, por Messi është një “hije” në fushë (VIDEO)
Argjentina më në fund ka arritur që të marrë një fitore në Kupën e Amerikës. Skuadra e Scalonit ka triumfuar 2-0 ndaj Katarit në sfidën e tretë në grupe, duke siguruar një biletë për në fazën tjetër. Albicelestët do të kalonin në avantazh që në minutën e 4-t, pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e rivalëve.
Lautaro Martinez përftion më së miri duke e shtyrë topin në rrjetë. Argjentina luan shumë keq, madje rrezikon që të pësonte dhe golin e barazimi. Gjithsesi disa minuta nga fundi i kohës së rregullt, Aguero e çon sërish topin në rrjetë. Një tjetër ndeshje shumë e dobët për Messin, që ishte një hije në fushë.
Kolumbia ndërkohë e ka mbyllur grupin me pikë të plota, pasi mundi minimalisht Paraguain, me një gol të shënuar nga Gustavo Cuellar në minutën e 31-të. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

KOHA JONË SONDAZH