Argjentina mund Italinë, edhe pa Lionel Mesin (VIDEO)
Miqësorja mes Argjentinës dhe Italisë është mbyllur me një fitore 2-0 të ekipit të udhëhequr nga Sampaoli në duelin e zhvilluar në “Etihad Stadium”. Kombëtarja e Xhixhi Di Biaxhios rezistoi vetëm 75 minuta.
Pjesa e parë u dominua nga Argjentina, që edhe pse pa Mesin u tregua më e saktë në qarkullimin e topit, ndërsa arriti të rrezikojë disa herë edhe portën e Bufonit. Italia u zgjua në 45-minutëshin e dytë, por nuk arriti që të gjente golin.
Ndeshja u zhbllokua nga Ever Banega në minutën e 75-të. Vetëm 10 minuta më pas, veterani i portës së Italisë, Xhixhi Buffon u detyrua të nxjerrë për herë të dytë topin nga rrjeta, pasi Lanzini shënoi një gol mjaft të bukur. Pas një kundërsulmi, sulmuesi anësor i Uest Hamit mori një pasim nga Gonzalo Higuain dhe gjuajti nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës dhe vulosur rezultatin 2-0.
KOHA JONË SONDAZH

