Argjentinasit i zë frika. A do të dënohet Leo Messi?

Mediat argjentinase kanë frikë se Lionel Messi nuk do të luajë në gjysmëfinale me Argjentinën në ndeshjen përballë Kroacisë.

Pas fitores ndaj Holandës, kapiteni i ka komentuar arbitrimit, i cili është i ndaluar me rregulloren e FIFA-s.

Ai tha për një pjesë të mediave se nuk donte të fliste për gjyqtarin sepse mund të ndëshkohej, por të gjithë e panë se çfarë ndodhi.

“Holandezët barazuan në 2:2 pas një faulli inekzistent, që ishte vetëm një vazhdim i gjykimit të keq. Nuk dua të flas për arbitrin, mundem të mos e them atë që mendoj ose të jem i sinqertë sepse nëse flas jam i sanksionuar, FIFA duhet të kujdeset për këtë. Nuk mund të vendosësh një gjyqtar që nuk është në gjendje të bëjë detyrën për një ndeshje kaq të rëndësishme. Nuk ishte një ndeshje që duhej të shkonte në kohë shtesë, aq më pak penallti. Njerëzit e panë se çfarë ishte, ne ishim të frikësuar para ndeshjes sepse e dinim se çfarë ishte”, ishin fjalët e Messit.

SHKARKO APP