Arjan Peço emërohet zv/trajner i Nice, do të jetë ndihmës i Favre
Nice ka vendosur të rikthejë Lucien Favre në stol për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë i hapet rruga e kalimit të Christopher Galtier drejt PSG-së, me kampionët e Francës që paguan 10 milionë euro te Nice për të siguruar shërbimet e trajnerit 55-vjeçar.
Pjesë e stafit teknik të Favre do të jetë edhe Arjan Peço. Trajneri shqiptar me eksperiencë te moshat e Baaselit, të cilët i ka drejtuar për disa sezone me sukses, tashmë do të nisë një aventurë të re në Francë.
Peço do të jetë një nga dy ndihmësit e Favre bashkë me Christophe Moulin. Një hap i rëndësishëm për teknikun shqiptar, i cili do të provojë një aventurë të bukur te 4 herë kampionët e Francës si pjesë e stafit të ngushtë dhe ndihmës trajner i të mirënjohurit Favre.
KOHA JONË SONDAZH

