Arlind Ajeti dopietë në Turqi, shënon edhe Seferi

Protagonisti absolut i javës ishte Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares realizoi dy gola në Turqi, në fitoren e thellë 0-5 të Bodrumspor ndaj Adana Demirspor, duke shënuar dy golat e parë të takimit dhe duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi bindës. Një paraqitje shumë e mirë për mbrojtësin kuqezi, i cili u shfaq vendimtar edhe në fazën sulmuese për ekipin turk.

Paraqitje të shkëlqyer zhvilloi edhe Taulant Seferi në të njëjtën sfidë. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e pestë të takimit dhe dhuroi asist për golin e katërt, duke mbyllur një ndeshje perfekte. Ky ishte goli i 13-të sezonal në kampionat për Seferin, i cili vijon të konfirmohet si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së tij.

Në Turqi spikati gjithashtu Ernest Muçi. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dha një asist në fitoren 0-3 të Trabzonspor në transfertë ndaj Samsunspor, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm për skuadrën e tij. Ky ishte goli i 9-të sezonal në kampionat për Ernest Muçin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Itali, Cristian Shpendi ishte protagonist me Cesenan. Sulmuesi shqiptar asistoi për golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Pescarës, ndërsa në fund të takimit pati mundësinë të shënonte edhe nga pika e bardhë, por nuk ia doli, pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Titullarë me klubet e tyre këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj dhe Anis Mehmeti, të cilët vijojnë të japin kontribut të rëndësishëm me klubet e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?