Arlind Ajeti nis një aventurë të re, prezantohet në klubin turk

Arlind Ajeti ka lënë Rumaninë dhe është transferuar në kampionatin turk. Mbrojtësi i Kombëtares u largua nga Cluj dhe u prezantua te Bodrumspor, ku së fundmi ka kaluar edhe Taulant Seferi.

Ajeti u ble për 300 mijë euro nga klubi turk dhe u prezantua me një video spektakolare.

Për lojtarin 30-vjeçar mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ka pasur në Zvicër, Itali, Danimarkë dhe së fundi në Rumani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?