Armand Duka: Me Armeninë veç fitore, sesi këtë e dinë lojtarët dhe trajneri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e di rëndësinë e ndeshjes së katërt eliminatore “Francë 2016” dhe fitoren e mundshme. Mirëpo i vetëdijshëm për vështirësitë e takimit me Armeninë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Duka  e cilësoi përballjen e së dielës si më të rëndësishmen për skuadrën shqiptare, në eliminatoret e “Euro 2016”. Kjo për faktin se Armenia, që është skuadra e vetme që pozicionohet pas nesh në FIFA, do të masë ecurinë e deritanishme si fitorja me Portugalinë në transfertë apo barazimi me danezët në Elbasan. Më 29 mars në “Elbasan Arena”, presidenti Duka theksoi se “nuk e kënaq asnjë rezultat tjetër, përveç fitores.”  Sipas tij, vetëm tri pikët do të mbajnë gjallë shpresat e Shqipërisë për të luajtur për herë të parë në finalet e një eventi me rëndësi si “Euro 2016”.  – “Ndeshja me Armeninë është ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni. Jo vetëm për faktin se i tillë është pozicioni në klasifikim por edhe për faktin se Armenia është një kundërshtar shumë i rrezikshëm , një kundërshtar i cili ka zhvilluar ndeshje të mira jo vetëm në këtë edicion por edhe në të kaluarën. Pra është një kundërshtar për t'u respektuar por gjithsesi për t’u mundur,” – theksoi Duka.  Më tej ai shtoi se suksesi matet ndaj një kundërshtari të tillë. – “Kombëtarja jonë nuk ka alternativë tjetër. Duhet ta fitojë këtë ndeshje. Duhet të bëjë maksimumin. Se si bëhet ky maksimum dhe si arrihet te rezultati, të gjithë futbollistët janë profesionistë po ashtu dhe trajneri i tyre dhe gjithë stafi prandaj duhet të na dhurojnë një trepikësh që padyshim na jep shpresë për Francë 2016.” Presidenti Duka inauguroi në Gjirokastër një fushë të re sportive që është ndërtuar falë bashkëpunimit të FSHF me bashkinë e qytetit.  Në ceremoninë e rastit nuk munguan edhe batutat në shkëmbimin e fanellave me kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bime që i dhuroi kreut të FSHF fanellën e Luftëtarit me numrin 2. Ai mori në shkëmbim nga Duka fanellën kuqezi me numrin 10.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?