Armand Duka sfidon gjykatën dhe Erion Veliajn, rizgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit

Armand Duka rizgjidhet herë President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Duka siguron një mandat të 6-të në krye të FSHF pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër Dritan Shakohoxha i cili nuk ishte i pranishëm në këtë Asamble duke e konsideruar joligjore, jostatusore dhe fals.

Duka kishte përballë në këto zgjedhje dy rivalë, Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova. Duka mori 37 vota, Starova 4, ndërsa dy vota u shpallën të pavlefshme.

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”, deklaroi Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shakohoxha nuk dorëzohet: Do vazhdoj betejën ligjore!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nërkohë, kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka reaguar pas zhvillimit të Asamblesë të FSHF e cila rizgjodhi Armand Dukën president të saj.

“Siç e kam deklaruar edhe dje, unë do të vazhdoj betejën ligjore. Besoj shumë që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t’i duket me vlerë sot por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë.

Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standard si në 2 rastet e mëparshme. Në fund, drejtësia do vendoset dhe futbolli do flasë me votat e anëtarëve të familjes tonë”, tha Shakohoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?