Armand Duka thirret në Gjykatën e Tiranës këtë të premte
Gjykata e Tiranës ka komunikuar se ka thirrur të premten në orën 10:00 për t’i komunikuar masën e pezullimit nga presidenti i FSHF, Armand Dukës. Lajmi është njoftuar pak minuta më parë, teksa po mbahet Asambleja e Përgjithshme, e cila shtyu zgjedhjet për në datën 15 mars.
VENDIMI
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale”, thuhet në vebndimine gjykatës.
Përmbaruesit kanë zbarkuar pak ditë më parë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të ndaluar asamblenë e 2 marsit, e cila me vendim të Gjykatës është e pezulluar. Asambleja e FSHF u pezullua nga Gjykata për shkak të hetimeve të nisura për manipulime me zgjedhjet, duke vendosur shtyrjen e tyre deri në hetimin e plotë të çështjes.
Përmbaruesi Basha sh.p.k ka ekzekutuar vendimin e gjykatës kundër presidentit të federatës duke ndaluar asamblenë e paligjshme që mendon të zhvillojë FSHF. Gjykata pranoi kërkesën për sigurimin e padisë duke urdhëruar përmbarimin për ekzekutimin e vendimit. Gjykata urdhëroi pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr.1, datë 10.01.2022 të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të FSHF-së, të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
Kundërshtimi I zbatimit të saj, sipas gjykatës përbën vepër penale, duke paralajmëruar drejtuesit e lartë të FSHF-së me ndjekje penale.

KOHA JONË SONDAZH