Armando Broja drejt Serie A, Napoli nuk dorëzohet
Napoli vijon që të insistojë për Armando Brojën. Klubi italian ka piketuar sulmuesin e talentuar shqiptar si pasardhësin e Victor Osimhen, për të cilin interesoht Manchester United.
Drejtuesit e Napolit po ndjekin me interes 20-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili është huazuar te Southampton këtë sezon, duke realizuar 9 gola dhe 1 asist në 36 ndeshje.
Transfermarket e vlerëson Brojën 18 milionë euro, por sigurisht që Chelsea do kërkojë më shumë për ta lënë të lirë, edhe pse duhen konfirmuar ndryshimet në pronësi për të nisur zyrtarisht bisedimet e shitjes.