Armando Broja e nis si titullar sfidën delikate ndaj Liverpoolit
Sporti E Shtunë, 27 Nëntor 2021 15:54
Armando Broja do ta nisë si titullar ndeshjen e sotme në Premier League ku Sauthampton-i i tij luan në transfertë ndaj Liverpool. Një mundësi e artë për Armando Brojën i cili do të ketë vëmendjen e të gjithëve në një stadium legjendar si Anfield.
Trajneri Hassenhutl me këtë zgjedhje ka konfirmuar besimin e madh që ka për talentin kuqezi. Në këtë sezon, 20-vjeçari ia ka dalë ta gjejë rrugën e rrjetës dy herë në tetë paraqitje me Sauthhampton.
KOHA JONË SONDAZH

