Armando Broja me pronar serb, klubi anglez ndryshon pronësi
Klubi anglez i Sauthampton do të ndryshojë pronësi dhe tashmë do jetë në drejtimin e një miliarderi serb. Dragan Solak do të jetë pronari i ri i klubit, teksa ajmin e ka bërë publik vetë klubi në një postim në faqen zyrtare, ku shpjegon detajet e kësaj lëvizjeje.
Qëllimi i drejtuesve të rinj është të ndihmojnë futbollin dhe teknologjinë, që të arrijnë maksimumin e potencialit. Miliarderi serb, Dragan Solak është themeluesi i “United Group”, e cila është lider në fushën e telekomunikacionit dhe medias në Europën lindore. Kujtojmë që pjesë e Sauthamptonit është edhe sulmuesi Armando Broja, i cili do jetë pjesë e skuadrës deri në verë, pasi ka ardhur si i huazuar nga Chelsea.
KOHA JONË SONDAZH

