Armando Broja vijon rikuperimin në Londër, nuk udhëtoi me Chelsea në SHBA
Mauricio Pochettino nuk e ka grumbulluar Armando Brojën për turin që Chelsea do të zhvillojë në Shtetet e Bashkuara. Mesa duket sulmuesi i Kombëtares Shqiptare nuk është ende në formën më të mirë. Broja është ende duke rikuperuar pas dëmtimit të rëndë dhe operacionit të cilit iu nënshtrua vitin e shkuar. 21-vjeçari nuk e ka pritur mirë lajmin, por gjithsesi nuk është demoralizuar. Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar “Durim”, si për të treguar përgjegjshmërinë dhe se e pranon vendimin e trajnerit.