Armando Sadiku merr një ofertë 1 mln euro nga një klub i La Ligas
Armando Sadiku pas interesimit të klubeve turke, është drejt transferimit në Spanjë, teksa Levante në orët e fundit ka shkuar interesin. Bomberi i Kombëtares sonë mund të nis një eksperiencë të re në La Liga, teksa klubi spanjoll fillimisht ka marrë një “jo” nga Xhampaolo Pacini.
Sulmuesi 26-vjeçar u transferua në verë te skuadra e Legia Varshavë në Poloni, për 750 mijë euro. Levante është gati që të derdhë në arkat e klubi polak 1 milion euro. Sadiku nuk ka mundur të gjejë vend fiks në formacionin e Legia-s, ndërsa transferimi te Levante, teksa kjo lëvizje do të ishte edhe në të mirën e tij.
2 gola në 12 ndeshje këtë sezon dhe ardhja e Eduardo Silvës, janë arsye që mund ta çojnë atë drejt largimit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

