Armando Sadiku ndryshon sërish skuadër, transferohet në Zvicër
Armando Sadiku ka vendosur destinacionin e tij të radhës. Sulmuesi i njohur shqiptar do të vazhdojë karrierën në Zvicër, duke firmosur me skuadrën e Bellinzonës, që garon në Challenge League, niveli i dytë i futbollit zviceran.
Palët kanë arritur një marrëveshje dhe 34-vjeçari rikthehet kështu në një kampionat që e njeh mirë, pasi më herët ka veshur fanellat e ekipeve si Locarno, Lugano, Zurich dhe Vaduz. Eksperienca e tij e fundit në Evropë lidhet pikërisht me futbollin helvet, para se të provonte aventurën aziatike.
Sadiku vjen nga dy sezone në Indi, ku luajti fillimisht për Mohun Bagan dhe më pas për Goa, duke lënë gjurmë edhe atje me përvojën dhe golat e tij.
Së fundmi, ai u përfol për një rikthim në Shqipëri, me Elbasanin që shfaqte interes konkret. Megjithatë, bisedimet nuk u konkretizuan dhe Sadiku zgjodhi t’i qëndrojë besnik një kampionati ku është ndjerë gjithmonë mirë.
KOHA JONË SONDAZH

