Armenët: Synojmë finalet e Europianit, vijmë për fitore në Shqipëri
Përfaqësuesja Armene e futbollit ka nisur prej fillimit të javës përgatitjet për sfidën kualifikuese të “Euro 2016”, që do të zhvillojë ndaj Shqipërisë të dielën e 29 marsit në “Elbasan Arena” dhe nesër mbërrin në Tiranë. Trajnerit zviceran Bernard Chalandes mund të mbështetet te të gjithë futbollistët pasi nuk ka probleme dëmtimesh, por atij i është ndaluar humbja nga federata dhe nëse ndodh një e tillë, pritet të shkarkohet. Nga vendgrumbullimi i përfaqësues armene për mediat e këtij vendi mesfushori Gevorg Ghazaryan, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Korfuzit në Superligën greke, por më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Olympiacosit dhe e njeh disi më mirë Shqipërinë, thotë se situata në të cilën ndodhet aktualisht Armenia në Grupin I kualifikues nuk është aq e mirë. Ai thotë se Armenia në ndeshjet e mbetura do të zbresë në fushë vetëm për fitore, sepse kërkon kualifikimin, por e pranoi se Shqipëria është një skuadër shumë e fortë. – “ Shqipëria është një kundërshtar i rrezikshëm edhe një ka një ekip kombëtar më cilësor se ne, prandaj nuk do ta kemi aspak të thjeshtë përballë tyre. Megjithatë ne tre ndeshjet e para të Grupit I kemi grumbulluar vetëm 1 pikë dhe nuk na lejohen më hapa falsë nëse duam të synojmë kualifikimin në finalet e Kampionatin Europian. Nuk kemi rrugë tjetër veçse të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura.” – shprehet ai. Ghazaryan shtoi se Armenia fillimisht duhet të fokusohet vetëm te ndeshja me Shqipërinë. Në aspektin personal ai theksoi së është në 100% në formë dhe do të japë maksimumin në takimin e së dielës. Kapiteni i skuadrës si dhe futbollisti me më shumë përvojë në kombëtaren e drejtuar nga Chalandes, portieri i Dinamos së Moskës, Roman Berezovski, 40- vjeç, ashtu si Ghazaryan e cilësoi thelbësore për ecurinë e Armenisë sfidën ndaj përfaqësues kuqezi. “Rruga jonë për të mbërritur në europianin francez kalon nga Shqipëria,” theksoi Berezovski.
KOHA JONË SONDAZH

