Armenia, lista anti-Shqipëri e varfër, karshi kuqezinjve të De Biasit
Tekniku i Kombëtares së Armenisë, Bernard Chalandes, ka bërë të publik listën me 17 futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjen eleminatore kundër Kombëtares së Shqipërisë, që do të luhet më 29 mars në “Elbasan Arena”. Trajneri zviceran që nëse nuk fiton këtë ndeshke, është paralajmëruar të shkarkohet, ka nxituar të shpallë emrat ku mes 17 futbollistëve spikat ylli i Borussia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan. Lojtarë të tjerë të njohur janë Robert Arzumanyan që luan me Amkar (Rusi), Yura Movsisyan Spartak Moscoë (Rusi) dhe Gael Andonyan Olimpic (Marseille, Francë.) të tjerët luajnë në klube të vogla, ndërsa kuqezinjtë e De Biasit aktivizohen thuajse të gjithë në ligat kryesore të Europës.
Shqipëri-Armeni luhet më 29 mars, ora 18:00, në “Elbasan Arena” dhe është një ndeshje e cila do të vendosë shumë për fatet e të dy kombëtareve drejt “France 2016″.
Te grumbulluarit e Armenise
1-Roman Berezovsky Dinamo Moska (Rusi)
2-Hovhannes Hambartsumyan Vardar (Maqedoni)
3-Robert Arzumanyan Amkar (Rusi)
4-Hrayr Mkoyan Esteghlal (Iran)
5-Karlen Mkrtchyan Tobol (Kazakistan)
6-Artur Edigaryan Dinamo Minsk (Bjellorusi)
7-Artak Edigaryan Zalgiris (Lituani)
8-Edgar Manucharyan Ural (Rusi)
9-Gevorg Ghaazaryan Kerkyra (Greqi)
10-Henrikh Mkhitaryan Borussia Dortmund (Gjermani)
11-Marcos Pizzelli Aktobe (Kazakistan)
12-Artur Sarkisov Volga (Rusi)
13-Yura Movsisyan Spartak Moscow (Rusi)
14-Norayr Aslanyan Almere City (Holandë)
15-Artyom Simonyan Zurich (Zvicër)
16-Gael Andonyan Olimpic (Marseille, France)
17-Ruslan Koryan Lokomotiv Tashkent (Uzbekistan)
KOHA JONË SONDAZH

