Arne Slot: Mund të përmirësohemi, do të jetë Premier League interesante këtë sezon

Pas dy miqësoreve të zhvilluara ndaj Athletic Bilbaos, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur për gjendjen e skuadrës dhe për përforcimet e reja në dispozicion.

“Mendoj se ka gjithmonë vend për përmirësim në çdo repart. Siç e kam thënë më parë, kemi shtuar disa armë të reja në dispozicion. Florian Wirtz ka shumë kreativitet në zonën e fundit të fushës.

Humbëm një lojtar si Trent Alexander-Arnold, i cili ka treguar kreativitet nga mbrojtja, sidomos me krosimet e tij dhe aftësinë për të orientuar lojën përpara. Mendoj se Flo ka të njëjtat cilësi, edhe pse në një pozicion krejt ndryshe.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Slot vlerësoi gjithashtu shpejtësinë e Hugo Ekitike, si dhe të dy mbrojtësve anësorë, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong, që po japin sinjale pozitive në prag të sezonit të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të bëjmë hapa përpara në çdo aspekt, sepse edhe kundërshtarët tanë nuk qëndrojnë duarkryq, përkundrazi, edhe ata po përmirësohen dhe kanë bërë blerje të shumta. Prandaj besoj se do të kemi një tjetër sezon shumë interesant në Premier League.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?